Panairit Ndërkufitar të Artizanatit

Ministria e VetëQeverisjes Lokale, Shkup, në bashkëpunim me Ministrinë e Integrimit Evropian, Tiranë, si strukura operuese përgjegjëse për zbatimin e këtij Programi IPA të Bashkëpunimit Ndërkufitar, njofton organizimin e Panairit Ndërkufitar të Artizanatit, në datën 10 Nëntor 2017 në Hotel DRIM, Strugë, të pestin me radhë si pjesë e festimeve të Ditës së Bashkëpunimit Territorial Europian (ETCD).

Të gjithë arizanatet e interesuara nga zona e lejuar e programit: rajoni i Pelagonisë, Jugperëndimit dhe Pologut si dhe rajoni i Dibrës, Elbasanit dhe Korçës janë të ftuar të marrin pjesë në këtë panair. 

Nuk ka asnjë tarifë për pjesëmarrje në këtë Panair.

Për të gjithë pjesëmarrësit e interesuar në Panairin Ndërkufitar të Artizanatit do të sigurohet transporti për maksimumi dy persona.

Për të gjithë pjesëmarrësit e interesuar në Panairin Ndërkufitar të Artizanatit do të sigurohet akomodimi gjatë natës më 9 Nëntor 2017, në hotel Drim, Strugë vetëm për një person.

më shumë informacion në Panairit Ndërkufitar të Artizanatit.

  • 10 November 2017