Seancë informuese mbi Procesin e Konsultimit për identifikimin e projekteve strategjike në kuadër të këtij Programi

Programit i Bashkëpunimit Ndërkufitar Republika e Maqedonisë së Veriut - Republika e Shqipërisë 2014-2020 kuadër të Instrumentit të para-aderimit (IPA II)

 

Ministria e Vetëqeverisjes Lokale në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme në Republikën e Shqipërisë, në cilësinë e Strukturave Zbatuese të Programit të Bashkëpunimit Ndërkufitar Republika e Maqedonisë së Veriut - Republika e Shqipërisë, në kuadër të Instrumentit të Para-Aderimit (IPA2014-2020), organizojnë4 (katër) seanca informuese mbi proçesin e konsultimit me qëllim mbledhjen e ideve për projekte strategjikegjatë muajit Qershor 2019.

Ju lutem gjeni më poshtë vendin dhe datat e seancave informuese të shpallura në faqet zyrtare të Strukturave Zbatuese (www.mls.gov.mk; www.punetejashtme.gov.al) dhe të Programit (http://ipacbc-mk-al.net/).
 

Datë

Qyteti / Vendi

Grupi i Synuar

Ora

5 Qershor 2019

Shtëpia e Evropës, Tiranë 

Përfqësues të Ministrive, Agjensive, Drejtorive dhe Njësive të Vet-Qeverisjes Vendore

11:00-14:00

7 Qershor 2019

Këshilli i Qarkut, Korçë

Organizata të Shoqërisë Civile (NPOs)

11:00-14:00

10 Qershor 2019

Qendra e Informimit e BE-së, Shkup

Përfqësues të Ministrive, Agjensive, Drejtorive dhe Njësive të Vet-Qeverisjes Vendore

12:30-15:00

11 Qershor 2019

Bashkia Tetovë

Organizata të Shoqërisë Civile (NPOs)

11:00-14:00

 

 

  • 31 May 2019