Përmbledhje

Programi për bashkëpunim ndërkufitar mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Shqipërisë do të zhvillohen në kuadër të Instrumentit për Asistencën e Para-Anëtarësimit (IPA II). IPA II mbështet bashkëpunimin ndërkufitar në drejtim të promovimit të marrëdhënieve të mira fqinjësore, nxitjen e integrimit në Union dhe promovimin e zhvillimit socio-ekonomik.

 

Dispozitat juridike për zbatimin e tij janë dhënë në pjesët e mëposhtme të legjislacionit:

  • Rregullorja (EU) Nr 231/2014 e Parlamentit Evropian dhe Këshillit më datë 11 Mars 2014 që rregullon krijimin e Instrumentit për Asistencën e Para- Anëtarësimit (IPA II);
  • Rregullorja (EU) Nr 236/2014 e Parlamentit Evropian dhe Këshillit më datë 11 Mars 2014 që përcakton rregulla dhe procedura të përbashkëta për zbatimin e instrumenteve të Unionit për financimin e veprimeve të jashtme dhe
  • Rregullorja e Komisionit të UE për Implementim Nr 447/2014 më datë 2 Maj 2014 mbi rregullat specifike për zbatimin e rregulloreve të IPA II.

 

Ky Program për Bashkëpunim ndërkufitar mbulon periudhën 2014-2020 dhe është lidhur me perspektivën e re financiare të Unionit Europian. I njëjti është përcaktuar në bazë të një analize të hollësishme të situatës në zonën e përfshirë nga programi.

 

Zona kufitare mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Shqipërisë karakterizohet si një nga zonat më të varfra dhe një nga zonat me kushtet më të pafavorshme dhe mundësitë për zhvillim socio-ekonomik në të gjithë kontinentin Evropian për natyrën rurale, malore dhe të largët në fushën e bashkëpunimit ndërkufitar. Veç kësaj, zhvillimi i tanishëm i zonës së mbuluar nga Programi vjen nga një gamë faktorësh historik, demografik, politik, gjeografik dhe ekonomik të cilët nuk mund të tejkalohen në një periudhë të shkurtër kohe.

 

Ndërhyrja e propozuar dhe veprimet rrjedhin nga "pema e problemeve", e kombinuar me analizën strategjike të bilancit dhe të burimeve të kufizuara të Programit. Ajo ka për qëllim të adresojë problemet më të rëndësishme dhe mundësinë strategjike të identifikuar nga analiza socio-ekonomike dhe analiza SWOT, përkatësisht: i) nivel i ulët i aktivitetit ekonomik i shoqëruar nga një mospërputhje e ofertës dhe kërkesës në tregun e punës, ii) infrastrukturë të pazhvilluar dhe të vjetëruar dhe iii) kapacitet në zhvillimin e turizmit dhe shkëmbimit kulturor.

 

Programi fokusohet në tri prioritete tematike të Rregullores IPA II, që dalin nga analiza e nevojave dhe mundësive. Ata janë:

  • Nxitje e turizmit dhe trashëgimisë kulturore dhe natyrore (të udhëhequr nga mundësia);
  • Përmirësim i konkurrencës, ekonomisë, tregtisë dhe investimeve (të udhëhequr nga nevojat dhe mundësitë);
  • Mbrojtja e mjedisit jetësor, avancim i përshtatjes së ndryshimeve klimatike dhe migrimit, parandalimi dhe menaxhimi i rrezikut (të udhëhequr nga nevojat).


Gjej më shumë: Broshura e programit 2014-2020