Shpallet Procesi i konsultimit për identifikimin e projekteve strategjike në kuadër të Programit IPA të Bashkëpunimit Ndërkufitar Republika e Maqedonisë së Veriut - Republika e Shqipërisë 2014-2020
Nga proçesi i identifikimit të ideve të projekteve strategjike do të varet nga fakti nëse përfituesit e Programit të Bashkëpunimit Ndërkufitar Republika e Maqedonisë së Veriut - Republika e Shqipërisë 2014-2020, mund të provojnë të kenë një interes të vërtetë dhe real në adresimin e objektivave të përbashkëta strategjike, duke sjellë një ndikim të qartë ndërkufitar.
Zonat e lejuara të Programit janë:
Programi mirëpret aplikantët e mundshëm të dorëzojnë aplikimet e tyre për ide projektesh strategjike deri më 01. 08. 2019, bazuar në udhëzuesin për aplikantë.
Ky proçes konsultimi për mbledhjen e ideve për projekte strategjike shpallet për tre Prioritete Tematike të programit, konkretisht:
TP1: Nxitja e turizmit, kulturës dhe trashëgimisë natyrore;
TP2: Rritja e konkurrencës, biznesit, tregtisë dhe investimeve, dhe
TP3: Mbrojtja e mjedisit, nxitja e përshtatjes dhe lehtësimit ndaj ndryshimeve klimatike, parandalimi dhe menaxhimi i riskut
Ju bëjmë me dije se Strukturat zbatuese të këtij programi në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe në Republikën e Shqipërisë, Delegacioni i Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe stafi i Sekretariatit të Përbashkët Teknik do të organizojnë 4 seanca informuese në Shkup, Tetovë, Tiranë dhe Korçë gjatë muajit Qershor 2019, me qëllim të ofrimit të informacionit të detajuar dhe këshillave praktike për përgatitjen dhe paraqitjen e aplikimeve për idetë për projekte strategjike. Gjithashtu, mbas këtyre sesioneve informuese, do të organizohen edhe 4 sesione pas-ndjekje
Për më shumë detaje, lutem konsultohuni me linkun e mëposhtëm: